Kronikë

Durrës/ Po shkëmbenin 4.5 kilogramë kanabis në një parking në Golem, arrestohen në flagrancë 2 persona! Vihet në pranga edhe një 17-vjeçar, shpallen në kërkim 2 të tjerë (EMRAT+VIDEO)

20 Korrik, 10:08| Përditesimi: 20 Korrik, 10:38

  • Share

DURRËS – Shaban Tusha dhe Dario Sefa janë arrestuar në flagrancë nga policia në një parking në zonën e Golemit teksa shkëmbenin një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kilogramë.

Po ashtu, në këtë aktivitet ishte i përfshirë dhe u arrestua edhe një 17-vjeçar., i cili banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut, ku pas kontrollit të ambientit ku banonte, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 1.1 kg lëndë narkotike kanabis.

“Sh. T., 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”;

D. S., 21 vjeç, banues në Peqin, Elbasan dhe J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim”,- njofton policia.

Në vijim të operacionit "The Wrong Meeting", nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.7 Tirane, gjatë kontrollit të banesës së Shaban Tushës, u gjet dhe u sekuestrua 600 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri e dyshuar pistoletë, së bashku me një sasi municionesh luftarake (fishekë), dy jelekë antiplumb, si dhe pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetasit G. S. dhe M. Ll., të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?