Durrës- Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni është kryer sot nga Policia e Durrësit dhe i arrestuari është Mërgim Bruti.
Kapja e tij u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se “një person në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë”.
“Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale "vjedhja" dhe "shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", tha policia.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.
Komente
