Durrës/ 500 m2 pronë me dokumente false në Gjirin e Lalzit, Prokuroria aksion në Kadastër, firmos 3 urdhërarreste për dy juristë dhe përfituesin e tokës (EMRAT)

8 Prill, 19:38| Përditesimi: 9 Prill, 11:37

  • Share

DURRËS - Dy juristë të Kadastrës janë në hetim nga Prokuroria e Durrësit pasi akuzohen se përmes një sërë shkeljesh dhe dokumenteve të falsifikuara kanë bërë dy vëllezër, pronarë të 500 metra katrorë në Gjirin e Lalzit. Konkretisht Ndue Mesiti rezulton të jetë përfituesi i pasurisë së bashku me vëllain e tij,  Ardian Mesiti. Sipas prokurorisë së Durrësit kjo pasuri ‘rrjedh e gjithë nga praktika e legalizimit dhe regjistrimit të pronës bazuar në dokumente të falsifikuara me anë të skanimit dhe kopjimit të të dhënave të një praktike tjetër legalizimi’

Pikërisht në Kadastrën e Durrësit ditën e sotme (8 prill) është bërë një aksion për të ekzekutuar masat e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Bledi Zerba me detyrë Specialist-Jurist pranë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Drejtoria Vendore Durrës, dhe  Ndue Mesitin, një nga përfituesit e pronës. Ata akuzohen për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’

Ndërsa për specialiste-juristen, me kontratë të përkohshme pranë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Bashkinë e Durrësit, Jonida Margeja është kërkuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe pezullimi nga detyra e akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

Denoncimi
Prokuroria e Durrësit nisi hetimin e praktikës së legalizimit të “Godinë Social Ekonomike 1 Kat”, sipërfaqe e parcelës ndërtimore 500 m2, sipërfaqe e ndërtimit 274 m2 në Durrës, përfituar në vitin 2017, pasi u denoncua nga Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion pranë Kryeministrisë. 

Kjo e fundit kishte ushtruar kontroll pranë ASHK Durrës në lidhje me Lejen e Legalizimit nr.263235, date 18.04.2017 me zonë kadastrale 1522. 

Me datë 25 qershor 2021 në ASHK Qëndrore, kishte mbërritur shkresa nga IKMT për prishje objekti në zonën kadastrale 1522 në Gjirin e Lalzit. Ky objekt rezultonte në pronësi të Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, përfituar nga një procedurë legalizimi në vitin 2017 dhe në 10.10.2017 pajisur me Certifikatë Pronësie nga ZVRPP Durrës. Ndërkohë, në datë 29 qershor 2021, pra 4 ditë më pas Ndue Mesiti kishte kryer aplikim për rifreskim të kartelës së pasurisë.

Pas ardhjes së shkresës lindën dyshime për çertifikatën e pronësisë së objektit. Pas referimit në prokurorinë e Durrësit u regjistrua procedimin me nr.1515, viti 2021 dhe procedimin penal nr. 1921, datë 21.09.2021

"Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar pranë ASHK Durrës, kanë lindur dyshime të arsyeshme për një sërë shkeljesh me natyrë penale dhe administrative, ku duket se janë përfshirë punonjës të ASHK dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin.', thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit. 

U morën nga Zyra e kadastrës Tepelenë dhe u cuan në Durrës

Sipas njësisë antikorrupsion zyrtarët për të cilët është lëshuar urdhër-arresti, kanë marrë dokumente ‘tip’ bosh nga zyra e kadastrës së Tepelenës dhe i kanë çuar në kadastrën e Durrësit, pra janë falsifikuar. Juristi Bledi Zerba ka firmosur kartelën e pasurisë ndërsa juristja tjetër Margeja ka dixhitalizuar kartelën e pasurisë.

'Nga verifikimet e kryera rezultuan një sërë anomalish që çojnë në përfundimin që praktika është e falsifikuar. Nga verifikimi i librit të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, se të dhënat e shkresës për kalim të dosjes nga ish-ALUIZNI Durrës drejt ZVRPP Durrës, nuk përputhen me të dhënat e librave të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, duke mos u përputhur afatet kohore me rendin numerik të shkresave.

Pas një analize të të gjithë provave dhe akteve të administruara në fashikullin e këtij procedimi penal, rezulton se shtetasi Bledi Zerba, ka ushtruar detyrën e detyrën e Specialist-Jurist pranë ASHK Drejtoria Vendore Durrës dhe ka nëshkruar në të gjitha rubrikat e kartelës së pasurisë së mësipërme, veprime që përbëjnë veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave”.

Shtetasja Jonida Margeja me detyrë specialiste-juriste, me kontratë të përkohshme pranë ASHK Durrës nga periudha ka kryer veprime duke dixhitalizuar kartelën e pasurisë për pasurinë nr.150/7/ND vol 07, faqe 26, zk1522, fshati Draç, Bashkia Durrës, me përfitues shtetasit Ardjan Mesiti dhe Ndue Mesti', thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë.

Auditimi

Po kërshtu në dosjen e prokurorisë thuhet se 'Nga verifikimi i librit të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, se të dhënat e shkresës për kalim të dosjes nga ish Aluizni Durrës drejt ZVRPP Durrës, nuk përputhen me të dhënat e librave të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, duke mos u përputhur afatet kohore me rendin numerik të shkresave. Planimetria dhe Genplani nuk janë të punuara sipas formateve që punon zyra e ASHK Durrës. Fleta e volumit në regjistër është më e madhe në format dhe në fund të saj ka emrin e shtypshkronjës që është printuar (ndryshe nga gjithë të tjerat). Në ASHK Durrës është kryer një auditim për një praktikë leje legalizimi të muajit Prill 2017 në emër të shtetasve Ndue Zef Mesiti dhe Gentjan Zef Mesiti, ku nga auditimi ka rezultuar se nënshkrimet në emër të shtetasve Kujtim Gjuzi, Mario Semini dhe Ilrjan Keçi janë fallsifikuar' 

Falsifikimi është konstatuar edhe nga ekspertët e Laboratorit shkencor në Tiranë.

Ndërkohë shtetasi Ndue Mesti' rezulton të jetë përfituesi i pasurisë së bashku me vëllain e tij, pasuri e cila rrjedh e gjithë nga praktika e legalizimit dhe regjistrimit të pronës është bazuar në dokumente të falsifikuara me anë të skanimit dhe kopjimit të të dhënave të një praktike tjetër legalizimi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë zbuluar edhe praktika të tjera të legalizuara me dokumente false për të cilat do të veprohet në vijimësi në bazë të ligjit.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Joli: 09/04/2024 16:09

    Kjo eshte Shqiperia qe duam, te na arrestoje ne pronen tone, te na degjeneroje perpara te gjithve dhe ne vend te biznesit tone familjar te ngrije nje pallat mbreteror per dike qe vjen e paguan me shume!!!!!!! Arsyeja pse kam ik me kenaqesi nga Shqiperia dhe po ikin shume e shume te rinj si une, turp turp turp edhe turp tiu vije edhe juve qe komentoni pa lidhje dhe pa njohur asnjerin ne fjale, na tregoni dhe ndarje fetare e emerore!!!!

    Përgjigju
  • Blery: 09/04/2024 10:24

    Mos bëni komente kot pa njohur rastin, Ndue Mesiti është vendas aty brez pas brezi normal që ka tokë aty, ka lind aty e ka trashëguar tokën e të parëve. Pse kush ka tokë aty Ilir Meta nga Skrapari??? Fisi mesiti janë nga Shën Pjetri brez pas brezi, shumë njerëz të mirë dhe kanë punuar gjithë jetën në atë det e në atë vend pa i bërë keq askujt e pa dëmtuar asgjë nga ajo natyrë e bukur. Po ça të bësh se toka po i takonka atyre që bëjnë bllokun e pallateve e kanë betonizuar çdo cep.

    Përgjigju
  • Iris: 09/04/2024 01:20

    Kambana e alarmit duhet te kishte rene qe nga emri i njerit prej /pronareve/.Ku e gjeti /NDUE/ pronen ne Durres e vecanerisht ne Lalez?! E trashegoi,e bleu,ja dha Sala me ate ligjin famekeq,apo /e xuni/ duke ngulur nje hu ne rere?!

    Përgjigju
    • Blery: 09/04/2024 10:18

      Mos bëni komente pa njohur rastin, personat në fjale janë vendali që para Skënderbeut, normal që kanë tokë aty, kanë lind aty, kanë trashëguar tokën e të parëve, pse kush ka tokë aty, Ilir Meta i Skraparit

    • Blery: 09/04/2024 10:12

      Ndue Mesiti është banor aty brez pas brezi, me gjysh e stergjysh e katergjysh, normal që ka prona aty, por çe do se shteti favorizon ata që bëjnë pallate aty që e kanë copëtuar atë vend si mos më keq.

    • Koli: 09/04/2024 08:56

      O Mondo po toponimet sllave ne shiqpri harrove,cfare do te thote qe toka eshte e sllave pse je kaq i trashe????????

    • Loku: 09/04/2024 08:35

      O Edmond o budalla ato zona nuk kane qene kurre katolike por orthodokse...

    • edmond (koder rreshen): 09/04/2024 08:12

      Iris ! Gelltite gjuhen,dhe mos shkuaj brockulla,sepse ju po shkruani nje te vertet te hidhur per ate qe jeni,dhe hiqeni dikush tjeter ! Ato zona kan emertime te krishtera...Shenavlash (Shen Vlashi) -Shijak ( Shen Jaku) ne fshatrat e kepit te Rodonit sic jan Shetaj,Drrac (e shum te tjer qe sme kujtohen) jan nder shekuj Familje me mbiemrin Mirdita dhe Dibra ! Kjo do te thot se ato toka dikur ishin te Arbnoreveve Ndues,Lleshit,Koles,dhe Pjetrit,dhe pyetja qe te lind vetvetviu esht : si u ba kjo tok te jet e Ismetit,Abdulaqimit,apo Rahmanit ?! Historin pak a shum e dim te gjith se si i moret dhe i trasheguat,por ju Iris,hiqeni sikur jeni autokton Europian,dhe jo me larg se neser do te mblidheni te sheshi Skenderbej,per te treguar origjinen tuaj ! Ura lidhese e Shqiperis me Europen Iris ,jan keta Nduet,Kolet dhe Pjetrat,qe ju urreni,por mos e u beni e padurueshme duke shprehur urrejtejn tuaj,sepse rruga per ne BE esht e gjat !

  • Vlora: 08/04/2024 21:03

    Hajdeni nw Kadastren w Vlores dhe e keni te sigurt korrupsionin me Ina Lucin qe merr 10 mij euro per nje rifreskim kartele .Ka mbwshtetjw Dallandyshe Bicim me te cilen ndan leket.

    Përgjigju
  • Ilir: 08/04/2024 20:40

    Mos i burgosni, jo, por thjesht SEKUESTROJINI pasurite ne 2-3 fishin e vleres se démit te shkaktuar. Perse ne, taksapaguesit e qytetare te rregullat duhet te paguajme edhe kostot e burgut te ketyre vemjeve?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?