Trifon Murataj, administratiori i Bana King dhe foto e një makine të policisë

Kronikë

Shpallet në kërkim administratori i 'BanaKing', Trifon Murataj! Policia zbulon ngjarjen e rëndë

24 Shkurt, 17:36| Përditesimi: 24 Shkurt, 18:48

  • Share

DURRËS- Një 48-vjeçar, punonjës në kompaninë “Bana King”, e cila operon në Portin e Durrësit, është aksidentuar në sy gjatë punës në datën 18 shkurt.

Policia thotë se ngjarja dyshohet aksidentale, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Në vijim të hetimeve, u shpall në kërkim administratori i kompanisë, Trifon Murataj, në akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur teksa punonjësi ishte duke hapur arkat e bananeve në kontenier dhe në një moment thika me të cilën punonte i ka rënë nga dora dhe e ka dëmtuar në sy.

'Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës. Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.  Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.  Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi Trifon Murataj, 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vijon puna për kapjen e tij', njoftoi sot policia. 

Trifon Murataj, administrator i “Bana King” dhe “Zico Sh.a” ka qenë në masë “arrest në burg” prej nëntorit 2022, por në dhjetorin e vitit të kaluar masa iu ndryshua në “detyrim paraqitje”, edhe pse në kërkim, pasi dyshohej i implikuar në trafikun e 33.5 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri

S.B/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?