Pistoleta e sekuestruar

Kronikë

Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari

10 Janar, 10:50| Përditesimi: 10 Janar, 11:10

  • Share

Durrës-Një 17 vjeçar është vënë në pranga, pasi gjatë një konflikti me një moshatar të tij ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e personit me inicilaet A. K., 17 vjeç, banues ne Sukth, Durrës.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta. 

'17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër', njoftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?