Durrës/ Qytetari humbet ndjenjat në rrugë, momenti kur i jepet ndihma e parë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

11 Tetor, 22:53| Përditesimi: 11 Tetor, 23:00

  • Share

Durrës- Një person ka humbur ndjenjat në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme (11 Tetor), në rrethana ende të paqarta, teksa është gjetur nga qytetarët dhe i është dhënë ndihma e parë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr. 6 të qytetit.

Në videon që është siguruar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, duket qartë momenti teksa ekipi mjekësor i urgjencës së spitalit ka mbërritur me ambulancë dhe merr me barelë burrin e moshës mbi 50 vjeç, për ta dërguar për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje shihen edhe disa qytetarë, teksa mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe rrethanat. Policia po bën edhe verifikimet e rastit. Gjithashtu nuk ka ende informacione për gjendjen e mëtejshme shëndetësore të qytetarit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durrsak: 12/10/2024 00:42

    Hajde ekip mjeksor pa uniforme hajde. Me kostum sportiv, si me pas qen bo gati me ik me lujt futboll ????‍♂️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?