Durrës, rikthehen në shëtitoren “Taulantia” statujat e 4 ikonave të 'Rock and Roll'

24 Qershor, 17:18| Përditesimi: 24 Qershor, 17:29

  • Share

Skulptura e Tina Turner u dëmtua vitin e shkuar nga persona të pandërgjegjshëm. Në këto kushte Agjencia e Parqeve Urbane Durrës i hoqi të katër skulpturat dhe i riparoi ato nën mbikqyrjen e autorëve e Qazim Kërtushes,Ilmi Kasemit dhe Dylber Nezirit. Në fundjavë ato u rivendosën në vendin e tyre, në sheshin “Taulantia” të Durrësit. Turistët e huaj nuk reshtin së pozuari pranë tyre.

 

“Tina Turner, John Lennon, Bob Dylan, Mick Jagger janë yjet e muzikës rok. Unë jam nga Barcelona dhe po vizitoj Shqipërinë, kam qenë në disa vende si dhe më ka pëlqyer”, tha një turist spanjoll.

 

Pak metra më tutje, me kërkesë të Shoqatës së Detarëve u vendos busti i një marinari i cili simbolizon historinë e detarisë së Durrësit. Të gjitha këto skulptura, së bashku me veprën rrënjët dhe Monumentin e Rezistencës krijojnë një kompleks skulpturor që rrethon sheshin në hyrje të shëtitores bregdetare.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?