Viti i ri mësimor në bashkinë e Durrësit.
Thuajse 5 vjet nga tërmeti i nëntorit 2019, i cili krahas të tjerave, dëmtoi mjaft edhe objektet mësimdhënëse si shkolla e kopshte, situata flet për një proces rindërtimi që pjesën më të madhe të këtyre objekteve e ka rikthyer në identitet.
Në proces janë ende edhe disa shkolla.
Në qytet janë përfunduar të gjitha rindërtimet me përjashtim të shkollës së mesme Gjergj Kastrioti dhe shkollës së fizkulturës "Bernardina Qeraxhia" e cila parashikohet të përfundojë në muajin tetor.
Më konkretisht, sot, nga 49 objekte të dëmtuara 40 janë ngritur të reja dhe 9 janë në proçes. Nga këto 9 shkolla 3 përfundojnë në muajin tetor të këtij viti.
Ndërsa gjimnazi Gjergj Kastrioti për shkak të objekteve arkeologjike të gjetura ka nevojë për një tjetër studim, ndërsa nxënësit e zhvillojnë mësimin me turne. Një zyrë projektesh do të hartojë një projekt të ri në mënyrë që të bashkëjetojnë antikiteti por edhe shkolla në të njëjtin territor.
Lajmi kryesor:
Vëzhgim i Report TV/ Mësim me turne në Berat dhe Lushnje! Mbyllen 14 shkolla në fshatrat e Korçës, Dibrës e Kukësit
M.Q.//ReportTv.al