Burime nga policia thonë se subjekti i ndërtimit nuk i kishte krijuar rojes kushtet që ai të ushtronte detyrën e tij pa ju rrezikuar jeta. Gazetari Artur Korriku raporton se sipas policisë gropa e ashensorit nuk ishte e kufizuar me elementë që sigurojnë jetën e punëtorëve dhe rojes gjithashtu dhe nuk kishte tabela ku të sinjalizohej rreziku i rënies në të.
Në këto kushte roja ndodhej në katin e dytë kur ra tërmeti dhe duket ka menduar të sigurohet pranë gropës së ashensorit por fatkeqësisht ka rënë brenda duke humbur jetën menjëherë. Në këto kushte policia ka vendosur arrestimin e administratorit të subjektit si dhe të inxhinerit zbatues me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurimit në punë.
Lajmi kryesor:
Roja ra në gropën e ashensorit pas frikës nga tërmeti dhe vdiq/ Arrestohen administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese (VD)
/b.ha./ReportTv.al