Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ Rrahën me sende të forta një person, arrestohen 4 vetë! Në shtëpinë e 28-vjeçarit u sekuestrua dhe një sasi kokaine (EMRAT)

26 Shkurt, 14:53| Përditesimi: 27 Shkurt, 07:30

  • Share

DURRËS - Katër persona janë arrestuar në Durrës, pasi rrahën me sende të forta një person ditën e sotme në Durrës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve, është sekuestruar një sasi kokaine.

Shtetasit e arrestuar janë: B.K 32 vjeç, D.K 60 vjeç, A.Gj, 32 vjeç dhe Q.S, 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Ata dyshohen se më 26 shtator 2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

'Nga veprimet hetimore për rastin, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.09.2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. Ç., i cili është dëmtuar rëndë.', njofton policia.

Gjatë hetimeve, në banesën e Qani Sulo, u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?