Policia e Durrësit

Kronikë

Durrës/ Rrahja e shokut të dhomës i zbulon edhe drogën që mbante në banesë, Policia e arreston! Në pranga edhe i dënuari për shkatërrim prone

10 Korrik, 16:02| Përditesimi: 10 Korrik, 16:46

  • Share

Durrës- Dhunimi i shokut të dhomës me të clin jetonte zbulon edhe rastin e posedimit të lëndëve narkotike.

Policia e Durrësi ka arrestuar një 40-vjeçar të dyshuar për dy vepra penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve njoftuan sot (10 korrik) se prangosën E. B., banues në Durrës, për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.

“Ai dyshohet se ka dhunuar A. Ll., në banesën ku ata qëndronin bashkë, si dhe posedonte në këtë banesë, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe fara të kësaj bime”, bëri me dije policia.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit ndaluan edhe të kërkuarin M. L., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale "shkatërrimi i pronës me zjarr". 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?