Janë sekuestruar në Durrës mbi 1300 kuti ilaçesh kontrabandë të fshehura në një kamion.
Mes ilaçeve të sekuestruara ndodhet edhe medikamenti i shtrenjtë i COVID-19, Remdisivir. Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtuesin me iniciale K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar kishte edhe një sasi medikamentesh mjekësore të padeklaruar, të cilat u sekuestruan.
Kontrollet u kryen nga Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
"Dogana Durrës, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilacesh kontrabandë. Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë. Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan. Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës".
Shikoni tmerrine leket e e padeklaruara.
Përgjigju