Ilaçet dhe eurot e sekuestruara

Kronikë

Durrës/ Sekuestrohet një sasi ilaçesh kontrabandë dhe mbi 10 mijë euro të padeklaruara! Nën hetim shoferi, i kishte fshehur në kabinën e kamionit (FOTO)

12 Shtator 2021, 15:45| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 16:21

  • Share

Një tjetër tentativë e kalimit të ilaçeve kontrabandë dhe parave të padeklaruara, duke i fshehur në kamion është parandaluar në portin e Durrësit.

Nën hetim është vënë shoferi i kamionit, 53 vjeçari Anastas Mërtiri, i cili ka tentuar që të kalojë në port një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe 10.500 euro të padeklaruara. 

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK, Port Durrës, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm kamionin që drejtohej 53 vjeçari banues në Durrës dhe kanë konstatuar ilaçet dhe eurot të fshehura në kabinën e kamionit. Më pas janë sekuestruar nga policia, ndërsa 53 vjeçari është vënë nën hetim.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro të cilat nuk i kishte deklaruar", thotë policia.

Në vijim të veprimeve shoferi u procedua penalisht për veprat penale "Kontrabandë me mallrat e licensuar" dhe "Mosdeklarimi i të hollave në kufi".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Ky nuk është rasti i vetëm i kontrabandës së medikamenteve mjekësore dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.

1631455067_3.jpg

Paratë dhe ilaçet e sekuestruara

Komento

Komente

  • Emigrant: 12/09/2021 14:52

    Te shkret ne dhe ilacet qe duam te dergojm familjareve ke frik se te sekuestrohen Po mir mor zotrinj te doganes ne dim qe deri 10 mij lejohen te hyjn apo doni ate 5 qindeshe si teper

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?