Është shembur në mënyrë të kontrolluar me lëndë plasëse pallati 6-katësh në zonën e Plazhit në Durrës, që ishte bërë i pabanueshëm nga tërmeti tragjik. Dy orë para shpërthimit u bë evakuimi i banorëve të dy pallateve ngjitur, ndërsa në momentet e fundit u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve për disa minuta.
Shembja u realizua pas një incident dhe shkoi sipas parashikimit të ekspertëve të xhenios që vendosën eksplozivin që godina të binte nga krahu i rrugës sipër plazhit nga ana lindore në mënyrë që të mos dëmtonte dy pallatet e tjera që ishin ngjitur.
Në këtë ndërtesë dy katet e para ishin biznes, ndërsa katër të tjerat për banim, por jetonin vetëm 4 familje, pasi pronari, që nuk banonte aty, e shfrytëzonte për qira në sezonin e verës. Pallati ishte ndërtuar 6 vite më parë. Por pronari i 6-katëshit që u shemb me eksploziv kishte në plan të vijonte shtesën e kateve, pasi kishte lënë fijet e hekurit.
Lajmi kryesor: