Durrës/ Shembet soleta e një banese në Qerret, humb jetën pronari! Po bënte punime, lëndohet punëtori (VIDEO)

7 Gusht 2023, 13:49| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 17:29

  • Share

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Durrësit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga soleta e shtëpisë. Shaban Shehu së bashku me një punëtor, ka qenë duke kryer punime në tarracën e banesës së tij, e cila ishte e vjetër dhe nuk e përdorte për banim, por soleta i ka zënë të dy poshtë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, duke i nxjerrë të dy nga rrënojat e banesës, por fatkeqësisht goditja ka qenë fatale për Shehun, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Një prej fqinjëve tha për Report Tv se banesa ishte e vjetër dhe të dy kanë qenë duke bërë punime, por soleta e ka zënë poshtë bashkë me punëtorin.

“20 vitesh jetonin këtu. Shtëpia këtu është e re, s’kanë dy vjet që e kanë mbaruar. E ka pas blerë dhe e ka ndërtuar. Sot është shemb shtëpia e vjetër, e ka zënë poshtë tarraca. Ka dy çuna, më duket se edhe një gocë. Sot apo dje kanë punuar. Kanë punuar aty, por ajo është shembur se është e vjetër. Kanë qenë punime jo të kontrolluara dhe ka rënë banesa. Banesa ishte njëkatëshe. Ky që e ka shtëpinë, tjetri ka qenë punëtor”, thotë fqinji për Report Tv.

Punëtori 27 vjeçar Albert Roshi ka pësuar lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe iu dha ndihma në spitalin e Durrësit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ora 15:44
VIDEO/ Ngecën nën rrënojat e soletës që u shemb, momenti kur zjarrfikëset sharrojnë betonin për t'i shpëtuar dy personat

 

Shaban Shehu, 55 vjeç kishte punësuar 27-vjeçarin Albert Roshi për të kryer disa punime në shtëpinë e tij në Qerret, kur tarraca iu shemb sipër dhe i bllokoi nën rrënoja që të dy.

Kanë qenë punonjësit e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga rrënojat dy personat që kishin ngecur poshtë copave të betonit.

Në video tregohet momenti kur punonjësit e zjarrfikëses sharrojnë rrënojat për nxjerrjen e dy personave që ishin bllokuar nën beton.

Fatkeqësisht Shaban Shehu nuk ia ka dalë të mbijetojë, ndërsa i riu është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ora 14:56
55-vjeçarin e zuri poshtë soleta e banesës në Qerret dhe humbi jetën, fqinji për Report Tv: ishte shtëpia e vjetër, po bënte punime

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret, ku një soleta e një banesë ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën pronari i saj. Fqinji thotë për Report Tv se banesa ishte e vjetër dhe kanë qenë duke bërë punime, por soleta e ka zënë poshtë bashkë me punëtorin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“20 vitesh jetonin këtu. Shtëpia këtu është e re, s’kanë dy vjet që e kanë mbaruar. E ka pas blerë dhe e ka ndërtuar. Sot është shemb shtëpia e vjetër, e ka zënë poshtë tarraca. Ka dy çuna, më duket se edhe një gocë. Sot apo dje kanë punuar. Kanë punuar aty, por ajo është shembur se është e vjetër. Kanë qenë punime jo të kontrolluara dhe ka rënë banesa. Banesa ishte njëkatëshe. Ky që e ka shtëpinë, tjetri ka qenë punëtor”, thotë fqinji për Report Tv.

Ora 14:39
I zuri poshtë soleta e banesës ku po punonin, ndërron jetë 55-vjeçari! Punëtori i lënduar niset drejt spitalit

 

Një 60 vjeçar humbi jetën në Qerret të Durrësit, pasi u zu poshtë nga shembja e soletës së banesës. Viktima është Shaban Shehu, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga shembja e soletës, ku ishte duke kryer punime së bashkum me punëtorin 27 vjeçar Albert Roshi. Ky I fundit ka pësuar lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe iu dha ndihma në spitalin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, ku viktima, Shaban Shehu po kryente punime në garazhin pranë shtëpisë së tij, bashkë me Albert Rroshin, të cilin e kishte punësuar për ta ndihmuar.

Sakaq, soleta e godinës është shembur papritur dhe  ka zënë poshtë të riun bashkë me viktimën.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga rrënojat, ku viktima njëherazi edhe pronari i ndërtesës, për shkak të dëmtimeve që ka marrë ka humbur jetën.

Ndërsa, 27-vjeçari është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?