Momenti i tensionit

Durrës/ Sherr masiv në Pallatin e Sportit, mësohet shkaku i përleshjes mes sportistëve

25 Maj, 21:07| Përditesimi: 25 Maj, 21:09

  • Share

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, gjatë ndeshjes U-16, Teuta - Partizani në basketboll.

Gjatë shtërngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve.

Në parket janë përfshirë dhe tifozët, ndërsa policia ka shoqëruar më pas disa prej të përfshirëve.

Teuta ka kaluar në finale pas fitores me Partizanin. Kjo sfidë i vendos njollë basketbollit të moshave. Teuta ishte klubi pritës në këtë duel.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?