Foto ilustruese

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

5 Nëntor, 20:18| Përditesimi: 5 Nëntor, 20:23

  • Share

DURRËS - Një përplasje fizike midis dy të rinjve në lagjen numër 6 të Durrësit, ka agravuar në perdorimin e thikës nga njëra palë e dy të rinjve të përfshirë në konflikt.

Dy të rinjtë nën efektin e alkoolit kanë debatuar për motive banale bëhet me dije nga burimet dhe me pas njëri prej tyre ka qëlluar me thikë tjetrin duke i shkaktuar një çarje në vetull.

Menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës dhe kanë dërguar të riun e dëmtuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është mjekuar për plagën në vetull.

Sakaq policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autori ende nuk është kapur por dyshohet se policia ka rënë në gjurmët e tij dhe ndoshta momentalisht mund të jenë duke kryer procedurat.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?