DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës. Report Tv ka mësuar se 8 persona janë përfshirë në sherr fizik, bëhet fjalë banorë të familjes Kaculi si edhe përfaqësues të Kishës Katolike. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka shoqëruar 8 personat e përfshirë në konflikt, B. K., E. R., Y. R., O. R., N. S., M. F., M. L. dhe P. D.
Në një reagim zyrtar, policia thotë se shkak për sherrin është bërë një çështje pronësie. Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar pronën për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.
Konflikti ka agarvuar në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë e të shtënave me armë. Policia nuk e saktëson se kush ka qëlluar me armë në reagimin e saj, por burime të Report Tv bënë me dije se në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Personat e tretë të përfshirë në sherr, të njohur si të fortë të zonës, janë persona të cilët janë duke kryer një investim në zonë për turizëm dhe duan të ndërtojnë një mol. Ndërkohë projekti zhvillimor kalon në tokën për të cilën u bë sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës dhe kjo ka çuar në përplasje të ashpër ditën e sotme. Personat që duan të ndërtojnë molin janë përfshirë në sherr në mbrojtje të rojës duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh konflikt në këtë zonë mbi këtë çështje, ndërsa policia thotë se kallëzimet janë kryer në prokurori prej disa vitesh. Këta persona janë shoqëruar disa herë. Njësia administrative, prokuroria, bashkia Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe policia kanë qenë në dijeni të situatës konfliktuale, por deri me tani nuk ka pasur asnjë vendim në lidhje me dokumentacionin.
Me rreth të kuq zona ku do ndërtohet moli, prek edhe tokën për të cilën u bë sherri
Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me konfliktin në Kepin e Rodomit, ku është qëlluar edhe me armë zjarri. Policia thotë se disa banorë janë konfliktuar me përfaqësues të të kishës katolike, pasi këta të fundit po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.
“Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.
Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri. Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve”, njofton policia.
/CENI/,sapo dhane leje ndertimi para disa ditesh per nje nga zonat e Kepit te Rodonit. Ajo zone duhet mbrojtur jo vetem si zone arkeologjike-historike,por dhe si monument natyror.Po kush t'a beje?! Na duhen /investitore strategjike/ me para /strategjike/ qe dihet nga e si vine,gjysma e te cilave do te perdoren per ndertim e /zhvillim/ te zones e gjysma tjeter per te dorovitur ata qe japin leje! Do zhvillojme turizem apo jo?! Do dalim nga /lista gri/ e pastrimit te parave me ane te turizmit apo jo ?! Keto arrihen duke sakrifikuar zona te tilla si Rodoni dhe ndonje jete njeriu,aty-ketu pa dashje,sic per pak e pesuan te siperpermendurit ne artikull.Jane vetem /keqkuptime/ qe zgjidhen!
PërgjigjuSpecie primitive barbare! Ajo eshte nje zone me mbetje te vjetra arkeologjike te rendesishme dhe shteti do lejoje keta barbaret ta shkaterrojne sic shkaterruan Durresin e shume te tjera!
PërgjigjuPrapë e njëjta histori,me gjoja të fortë nulla facenti "..si kudo në Albanistan të 7501 që ua la në derë Ish Komunisti Nano e Berisha..,me vjedh ata e me ndërtu në Tokë të zanun"...!!!Kjo është Emergjente,Nqs do bëjmë shtet,Toka t'u kthehet Pronarëve legjitim..jo ish Kooperativisteve..?!si aty si në Dhërmi e kudo ..
Përgjigju