Kronikë

Durrës/ Sherr për ‘dopio gjashtën’ mes të moshuarve, 70-vjeçari plagoset me thikë pas përleshjes, autori shoqërohet! (VIDEO)

28 Korrik, 15:43| Përditesimi: 28 Korrik, 15:53

  • Share

Durrës- Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy të moshuarve, përplasje që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta, me pasojë një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, rreth orës 15:00, në qendër të qytetit, në sheshin "Pranvera".

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa patrulla policie dhe një autombulancë që transportoi drejt spitalit të plagosurin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar, të cilin po e pyet në lidhje me motivin e konfliktit dhe dinamikën e ngjarjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 28/07/2025 16:18

    Ne kemi pjerdhur si popull

    Përgjigju
  • Eri: 28/07/2025 16:03

    Mosha e ketyre duhet te ishin shembull per shoqerine (duke marre parasysh qe i perkasin brezit te edukuar dhe kalitur ne komunizem), por kjo verteton qe ai regjim ka prodhuar vetem qenie qe udhehiqeshin nga instikti i frikes dhe aspak nga llogjika. Mosha e ketyre vrasin vellain per nje rripe toke, vrasin gruan per "nder" apo per "krenarine" e te qenit burri qe s'i kthehet fjala, djegin nje mal te gjithe per te djegur plehrat ne dy dynyme qe kane ne pronesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?