Durrës/ Shiste kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 53-vjeçari (EMRI+VIDEO)

13 Mars, 10:04| Përditesimi: 13 Mars, 10:10

  • Share

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përpunonte në banesë lëndë narkotike kanabis duke e ndarë në doza me qëllim shitjen. Sipas policisë, u arrestua në flagrancë në kuadër të ‘Tempulli 2’, Ardi Rexhepi, banues në fshatin Xhafzotaj.

‘Përpunonte në banesë, lëndë narkotike, duke e ndarë në doza, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.   

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza. 

Në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Durrës, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. R., në fshatin Xhafzotaj.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit nga policia në banesën e 53-vjeçarit në Xhafzotaj u gjetën dhe sekuestruan një sasi e dyshuar kanabis sativa, 1 makineri dhe 2 kallëpe metalike. Rexhepi arrestohet për veprën penale prodhim dhe shitje narkotikësh.

‘Gjatë kontrolleve në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 makineri dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza. 

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 53 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.’

Ardi Rexhepi rezultoi nga veprimet hetimore se lëndën narkotike e përpunonte në banesë pasi e siguronte në sasi dhe e shiste më pas në afërsi të shkollave dhe në lagje të ndryshme të Durrësit.

‘Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike në sasi, i përpunonte në banesë dhe i ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.’, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?