Foto Ilustruese

Kronikë

Durrës/ Shiste drogë në plazh e lokale nate, në kërkim prej shtatorit 2023, vihet në pranga 25 vjeçari

8 Janar, 10:14| Përditesimi: 8 Janar, 10:42

  • Share

Durrës- Një 25 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate në këtë qytet. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve, kanë kapur në qytetin e Durrësit dhe kanë arrestuar 25 vjeçarin me inicialet A. K., banues në Durrës, i cili ishte në kërkim prej shtatorit të viti 2023 në kuadër të megaoperacionit 'Tempulli'. 

Megaoperacioni 'Tempulli' u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023, duke çuar në pranga 233 persona si anëtarë të 23 grupeve kriminale që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi.

‘Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin e Durrësit’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?