Kronikë

Durrës/ Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 41 vjeçari! U kap teksa ishte me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare (EMRI)

27 Janar, 10:53| Përditesimi: 27 Janar, 13:42

  • Share

Durrës-Një 41 vjeçar nga Durrësi i cili shiste lëndë narkotike të ndarë në doza pranë shkollave ka rënë në prangat e policisë.

Në momentin e kapjes, Elvis Babaliu ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike.

Blutë sekuestruan lëndën narkotike kanabis e ndarë në doza.

"Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Elvis Babaliu, 41 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në momentin e kapjes, 41-vjecari ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike", informoi sot policia.

Operacioni u kodua  "Cleaning".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.    

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/01/2025 00:57

    O.M.G,5 nxenes te 9-vjecares,5 perdorues te mundshem droge kaq te vegjel!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?