Durrës- Një 24 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi shpërndante kanabis në lagjet e këtij qyteti.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponjat", kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Neighborhood", në kuadër të të cilit u arrestua Erald Koliqi, 24 vjeç, banues në Durrës.
‘Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.