Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Moti i keq në Durrës/ Jahti pëson defekt në mes të detit, shpëtohen 7 turistë italianë

14 Gusht 2019, 21:18| Përditesimi: 14 Gusht 2019, 21:46

  • Share

DURRËS- Një jaht me vela ku po udhëtonin 7 turistë italianë janë shpëtuar nga kapiteneria e Durrësit.

Mësohet se ata ishin nisur nga Korfuzi për në Koraci, por për shkak të motit të keq me erëra të forta dhe shi, veliera pësoi një defekt 5 milje nga Durrësi. Pas njoftimit, Kapiterneria nisi mjetin “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Port. Fatmirësisht 7 personat në bord janë në gjendje te mirë shëndetësore. 

Kujtojmë që disa javë më parë, moti i keq i papritur që pushtoi vendin u mori jetën dy pushuesve, teksa u shpëtuan 26 të tjerë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?