Kronikë

Durrës/ Shtriu përtokë një grua dhe i grabiti çantën, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar! Kamera filmoi momentin e sulmit (EMRI+VIDEO)

20 Mars, 11:25| Përditesimi: 20 Mars, 11:36

  • Share

Durrës- Grabiti me dhunë çantën e një gruaje në rrugë, identifikohet dhe arrestohet 44-vjeçari i dyshuar. 

I arrestuari është Ilir Biba, teksa policia shpërndau edhe pamjet e grabitjes, ku autori i veshur sportiv dhe kamufluar me kapuç, sulmoi kalimtaren në një cep rruge duke e shtrirë përtokë dhe marrë me forcë çantën, duke u larguar me vrap.

Policia e Durrësit njoftoi sot (20 mars) se pak orë pas ngjarjes së denoncuar në rrugën "Mujo Ulqinaku", për vjedhjen me dhunë të çantës së dorës së një 54-vjeçareje, organizuan punën hetimore me qëllim zbardhjen e krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit. 

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit I. B., 44 vjeç, banues në Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale "vjedhja me dhunë", njoftoi policia vendore.

Çanta e 54-vjeçares u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, kurse hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë.
 

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qwert: 20/03/2025 16:17

    Eh malokët..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?