Kronikë

Durrës/ Spanja e kërkonte për organizatë kriminale dhe narkotrafik, ‘Fantazma’ prangos 28-vjeçarin për ekstradim! Rrezikon deri në 26 vite burgim (EMRI+VIDEO)

28 Shkurt, 14:09| Përditesimi: 28 Shkurt, 14:19

  • Share

Durrës- Një 28-vjeçar nga Durrësi u arrestua ditën e sotme nga policia vendore, në kuadër të operacionit të koduar “Ghost" (Fantazma) dhe me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, si person i kërkuar ndërkombëtar për akuza të rënda, që i rrezikojnë dënimin deri në çerekshekulli burgim.

Ilirjan Mici është i akuzuar nga autoritetet spanjolle si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Gjithashtu është njoftuar edhe Interpol Madridi për procedurat e ekstradimit.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ghost". Gjatë këtij operacioni, u kap në Durrës dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi I. M., 28  vjeç, (Ilirjan Mici) banues në fshatin Likmetaj, Durrës”, njoftoi policia vendore.

Mici ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28 dhjetor 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale "organizata kriminale", “trafikimi i narkotikëve" dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale", sipas Kodit Penal të Spanjës.

Për këto vepra, dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim. Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?