Durrës- Policia Rrugore e Durrësit arreston përgjatë një jave 12 shoferë që u kapën duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, kurse 8 të tjerë u proceduan.
Gjithashtu u pezulluan 5 leje drejtimi dhe u vendosën 554 gjoba.
“Ndëshkimet janë bërë si pasojë e kontrolleve dhe monitorimit në të gjitha akset rrugore, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera”, njoftoi policia vendore.
Po kështu blutë e Rrugores apelojnë ndaj shoferëve që “të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalimet e gabuara dhe të moderojnë shpejtësinë”.