DURRES- Prej 7 muajsh nuk kanë marrë bonusin e qirasë. Janë 40 familje të lagjes nr. 12 në Durrës që protestojnë për të disatën herë. Pallati i tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por rikonstruksioni ende nuk ka nisur.
Ata kërcënojnë se nëse nuk merren masa do të hyjnë të jetojnë në pallatin e dëmtuar.
“Kemi 7 muaj pa marrë bonusin për qiranë. S’kemi marrë asnjë përgjigje. Po jetojmë me borxhe”
“Po bëjmë 4 vjet që kemi dalë nga kjo shtëpi, duam të hyjmë në shtëpitë tona”, thanë banorët.
Në total janë 2500 familje durrsake që nuk marrin bonusin e qirasë prej 7 muajsh.
Report tv iu drejtua me kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit e cila përmes një komunikimi me email bën të ditur se fondet për bonusin e qirasë janë bllokuar nga Ministria së Financave.
“Bashkia e Durrësit i ka kërkuar fonde për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën 30/4 datë 18.07.2023 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi vazhdimin e lëvrimit të fondeve”.
Po kështu bashkia e Durrësit tha për Report TV se janë 85 pallate që ende nuk kanë përfunduar punimet përforcuese ndërkohë kanë kërkuar fonde nga qeveria për 83 objekte të tjera.
Bashkia eshte pergjegjese per menaxhimin e situates.. Firmat e ndertimit kane lene ne mes punen per mungese fondesh . Nderkohe qytetaret per te 4 vit presin..
Përgjigju