Durrës/ Plagosi me armë 70-vjeçarin pas një konflikti të çastit, arrestohet 31-vjeçari

18 Korrik, 20:20| Përditesimi: 18 Korrik, 23:03

  • Share

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në 'Lagjen 17', në Durrës, në një lokal, pasditen e sotme.

Sipas informacioneve nga Report Tv, mësohet se 31- vjeçari Adil Hizdri ka qëlluar 70- vjeçarin Fadil Hunda, i cili më pas është dërguar në spital.

Policia ka arrestuar 31- vjeçarin pasi tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Plagosi me armë një 70-vjeçar,  dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë  reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit  ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi Adil Hizdri, 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Fadil Hunda, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici, për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin  A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?