Foto ilustruese

Durrës/ Tentoi të digjte mbetjet bujqësore në tokën e tij, vdes i asfiksuar nga zjarri 75-vjeçari (Emri)

10 Gusht, 14:20| Përditesimi: 10 Gusht, 14:25

  • Share

Durrës- Zjarret e sezonit veror marrin një tjetër jetë. Një i moshuar ka humbur jetën i asfiksuar ditën e sotme, teksa u përpoq që të digjte mbetjet e ndryshme të prodhimeve sezonale në tokën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sukth të Durrësit, kur 75-vjeçari i identifikuar si Rexhep Halili, kishte ndezur zjarr në tokën e tij.

Policia vendore konfirmoi fatalitetin dhe sqaroi se viktima po digjte mbetjet e prodhimeve bujqësore. Fatkeqësisht, si pasojë  e erës së fortë, zjarri është përhapur dhe 75-vjeçari në përpjekje për ta fikur, është asfiksuar nga tymi dhe ka ndërruar jetë”.

Pas gjetjes së trupit të Halilit, u njoftuan edhe organet vendore ligjzbatuese, teksa bëhet me dije se "grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. Paraprakisht ngjarja cilësohet si aksidentale nga policia lokale.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?