Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë të falsifikuar, arrestohet shqiptari i Kosovës

2 Gusht 2022, 10:50| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 10:52

  • Share

DURRËS- Një 33-vjeçar nga Kosova me iniciale A.T.,  ka rënë në pranga pasi ka tentuar të kaloi në Pikën Kufitare me një pasaportë të falsifikuar.

"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.", njofton Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?