Testi i alkoolit dhe para

Kronikë

Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore në gjendje të dehur, arrestohet shoferi

2 Shkurt, 11:39| Përditesimi: 2 Shkurt, 11:42

  • Share

Durrës-Një drejtues automjeti është vendosur në pranga pasi në gjendje të dehur tentoi të të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore në Durrës.

“Gjatë monitorimeve  të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë,  shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. E, pasi ka konstatuar që kryente lëvizje të çrregullta gjatë lëvizjes në rrugë.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe i kanë kërkuar për të kryer testin e alkoolit,  Drejtuesi i automjetit duke qenë se drejtonte automjetin në  gjendje të dehur  iu ka afruar para punonjësve të Policisë rrugore me qëllim  mos kryerjen e testit të alkoolit”, informoi sot policia.

Më tej në njoftimin e policisë thuhet se gjatë muajit gjatë muajt Janar, Rrugorja e Durrësit dhe e Kavajës, ka vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë si dhe 14 drejtues automjetesh për drejtim të automjete në gjendje të dehur.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ttt11: 02/02/2025 13:22

    Hajde budall hajde, ne kohen e Sales pranonin 10 euro policat, tani me 100 dhe pa tja hedhesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?