Kronikë

Durrës/ Dështoi që të vidhte një bankë, vodhi një pikë këmbimi valutor, në pranga 29- vjeçari

25 Shtator 2024, 09:40| Përditesimi: 25 Shtator 2024, 10:50

  • Share

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 29- vjeçar pasi tentoi që të vidhte në lagjen nr.3 një shumë parash në kasën e një banke të nivelit të dytë, por nuk mundi.

Sipas policisë, pasi s’ka mundur që të vjedh bankën, më pas 29- vjeçari Florenc Deda mori me dhunë në një exchange, shumën prej 500 000 lekë në lagjen nr.1.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 29-vjeçari është autori i dyshuar i të dyja rasteve të tentativës dhe të marrjes me dhunë të shumës së parave në lagjen Nr. 1 dhe në lagjen Nr. 3, Durrës.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, ndërsa u sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma e lekëve që ky shtetas mori me dhunë në Exchange”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?