Durres- Katër persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin 35 mijë e 755 euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit
Në kuadër të operacionit “Next’ u arrestuan dy shoferët e autobusit ku u gjetën lekët, Denis Menelli dhe Agim Idrizi. Në pranga dhe Tritan Biba dhe Frenki Fezo të cilët morën paratë që mos t'i deklaronin në kufi.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues Denis Menellin.
'Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Menelli i cili ishte shoferi i parë i autobusit dhe shtetasi Agim Idrizi, shofer i dytë i autobusit, po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve Tritan Biba dhe Frenki Fezo, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër' informoi sot policia e Durrësit
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus,u gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni i koduar "Next" e u zhvillua në bashkëpunim të policisë së Durrësit me autoritetet doganore pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore
Agim Idrizi, 48 vjeç, banues në Fier
Tritan Biba, 54 vjeç, banues në Tiranë
Frenki Fezo 25 vjeç, banues në Elbasan
Si ka mundesi? Kryeministri thote nuk vijne para te piseta? hahahaha ....
Përgjigju4 persona na 9999 qe u lejohet skeni ca i beni fare ju. Po me keto meruni se keta jan krimi qe andej na vjen e keqia na lekt qe na vin. Mbytini shtypini
Përgjigju