Kronikë

Durrës, tentuan të shisnin mina me telekomandë 3000 euro secila, arrestohen 3 persona (VIDEO)

3 Qershor 2021, 09:20| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 12:46

  • Share

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi shisnin mina me telekomandë që kushtonin nga 2500 deri në 3000 euro.  Policia e Durrësit njofton se përmes operacionit policor të koduar "Muzeu" janë prangosur në flagrancë 3 shtetas dhe janë sekuestruar tri mina me telekomandë.

"Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur "Muzeu", në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ilir Alliu, 47 vjeç, Bledar Çakalli, 31 vjeç dhe Edmond Bardhi, 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës. Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues Ilir Alliun dhe pasagjerë shtetasit Bledar Çakallin dhe Edmond Bardhin. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon. Nga hetimet paraprake rezultoi se  këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.  Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit. 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?