Foto ilustruese

Durrës/ Theu masat antiCOVID, gjobitet një lokal

23 Shkurt 2021, 09:03| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 09:05

  • Share

Një lokal në Durrës është gjobitur për shkak se ka thyer masat antiCOVID.

Gjatë kontrollit të policisë u konstatua një lokal në lagjen nr.3 në Durrës që ushtronte aktivitet pas orarit të lejuar.

Policia gjobiti me 1.000.000 lekë pronarin e këtij lokali me iniciale Xh.T.

“U konstatua duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës, shtetasin Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit nga virusi.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?