Kronikë

Durrës/ Trafikoi dhe shfrytëzoi një 20-vjeçare ruse për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari (EMRI+VIDEO)

27 Korrik, 12:25| Përditesimi: 27 Korrik, 12:30

  • Share

Policia e Durrësit ka arretuar një 46-vjeçar, i cili kishte futur në mënyrë ilegale në Shqipëri një shtetase 20-vjeçare nga Rusia, në tetor 2023, përmes Podgoricës. Ai e kishte mashtruar duke i premtuar punësim si kameriere, por më pas, përmes dhunës dhe kërcënimeve, e kishte shfrytëzuar për prostitucion për afro dy vite.

Klodjan Domi akuzohet për disa vepra penale, mes tyre “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur”, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Viktima është detyruar të ofrojë shërbime seksuale në hotele të ndryshme, kundrejt pagesave nga 250 deri në 300 euro, të cilat i përfitonte i arrestuari.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu teke e markës “KralArms”, 2 palë dylbi dhe 3 aparate celularë.

Në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim edhe shtetasi E. S., 39 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si i implikuar në aktivitetin kriminal.

Policia e Durrësit njofton se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

 

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?