Në Durrës ka nisur hetimi për 4 persona, të cilët tregtonin pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm.
Policia thotë se në kuadër të goditjes së krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme në sheshin "Pavarësia" të Durrësit. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.
Mallrat që ata i kishin nxjerrë për tregtim iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komento
Paskeni bere kerdine, krimit po i dridhen kembet. Me kto hapa galopante brenda shtatorit Durresin do e ngaterrojme me Copenhagen
Përgjigju