Rreth 500 gr tritol u vendos mbrëmjen e 26 shkurtit në banesën e Ilir Koçiljas, i cili më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin Halil Koka pas sherrit për parkimin e makinës.
Report Tv sjell pamjet e dëmeve materiale në banesë, ndërsa në murin e jashtëm është shkruar "endacaku vrasës'. Në momentin që është shënuar shpërthimi në shtëpi nuk ka pasur asnjë person.
Bazuar në vëzhgimin e kamerave te sigurisë, policia ka identifikuar dhe shpallur ne kërkim autorin e vendosjes se tritolit. Pista e hetimit lidhet me vrasjen, pasi dy jave me pare Ilir Kocilja vrau me thike fqinjin, Halil Koka.
34-vjeçari vuan nga probleme te shëndetit mendor dhe njihet si person konfliktual dhe me precedent kriminal.
Edhe më parë Koçilja është shoqëruar në polici, pasi ka debatuar me komshinjtë. Sipas dëshmisë ne polici, Koçilja është konfliktuar me viktimën për parkimin e makinës së të ndjerit para hyrjes së pallatit.