Kronikë

Durrës/ Kinezja 57-vjeçare vdes në një taksi pranë 'Urës së Dajlanit', dyshohet se pësoi arrest kardiak

13 Shtator, 21:28| Përditesimi: 13 Shtator, 22:13

  • Share

DURRËS - Një 57-vjeçare kineze ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Durrës teksa po lëvizte me taksi nga plazhi drejt "Urës së Dajlanit".

Gjatë udhëtimit, shoferi i taksisë ka vënë re që shtetësja e huaj ishte dergjur plotësisht në sendilje dhe nuk po përmendej. Ai ka njoftuar policinë dhe ka dërguar menjëherë në spital kinezen, ku është konstatuar se 57-vjeçarja kishte ndërruar jetë. 

“Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”, njoftoi policia. 

Sipas dyshimeve paraprake, 57-vjeçarja kineze ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, por arsyen e vërtetë pritet ta japë autopsia. Blutë kanë marrë në pyetje shoferin e taksisë, i cili ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?