Kronikë

Durrës/ U grabiste me dhunë varëset e floririt qytetarëve, arrestohet 42-vjeçari (VIDEO)

20 Shtator, 11:22| Përditesimi: 20 Shtator, 14:09

  • Share

Durrës- 'Skifteri' në Durrës i cili u grabiste me dhunë varëset e floririt, kryesisht grave ka rënë në prangat e policisë.

Nga hetimet e kryera policia ka zbardhur tre grabitje ku një e ka kryer në gusht dhe dy të tjerat gjatë këtij muaji.

Nga video e publikuar duket qartë se si autori i dyshuar i ka marrë varësen nga qafa një gruaje dhe më pas shihet të largohet me vrap.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe pas kallëzimeve të bëra nga disa shtetase për vjedhje me dhunë të varëseve të floririt, intensifikuan veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe profesionale të kryera, u bë e mundur zbardhja e tre rasteve të denoncuara dhe identifikimi i autorit të dyshuar të këtyre rasteve.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Medalioni”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. R., 42 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas:

më datë 21.08.2025, rreth orës 09:30, në lagjen nr. 12, dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt shtetases L. T.;

më datë 10.09.2025, në të njëjtën lagje, duke kaluar vijat e bardha, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen shtetases Sh. M.;

më datë 15.09.2025, dyshohet se i ka marrë me dhunë varësen e floririt shtetases O. A.

Gjatë operacionit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, varësja e shtetases O. A.

Vijon puna për gjetjen e varëseve të tjera, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?