Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe argjendi në Portin e Durrësit! Dyshohet se janë vjedhur në Itali! Në hetim 2 shoferët e autobusit, në kërkim pritësi

20 Gusht, 12:14| Përditesimi: 20 Gusht, 13:34

  • Share

DURRËS -Një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi janë sekuestruar nga policia në portin e Durrësit, pasi po tentohej të futeshin në vend pa u deklaruar.

Bizhuteritë të cilat dyshohet janë përfituar nga veprimtari kriminale, që po futeshin në vendin tonë prej një autobusi që vinte në Shqipëri prej tragetit Durrës-Ankona.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në autobusin që kishte drejtues të parë dhe të dytë, përkatësisht  shtetasit Ermal Nebiaj, 34 vjeç dhe Fation Ruko, 37 vjeç, u gjet një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi, të cilat dyshohet se 'janë përfituar nga veprimtari kriminale', informoi sot policia e Durrësit.

Dy shoferët e autobusit Ermal Nebiaj, 34 vjeç dhe Fation Ruko, 37 vjeç do të hetohen për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Gjithashtu policia ka identifikuar edhe pritësin e këtyre bizhuterive me vlerë, M.T., 59 vjeç i cili u shpall në kërkim. 

"Nga kontrollet në vijë të dytë, në autobusin që kishte drejtues të parë dhe të dytë, përkatësisht  shtetasit E. N., 34 vjeç dhe F. R., 37 vjeç, u gjet një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për të dy këta shtetas, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Në vijim, si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi M. T., 59 vjeç, i cili dyshohet se do të priste bizhuteritë në Shqipëri. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.', njofton policia.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?