Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ U larguan nga banesa, familjarët kallëzojnë zhdukjen e 17-vjeçares dhe 21-vjeçarit

1 Shtator, 12:56| Përditesimi: 1 Shtator, 12:57

  • Share

DURRËS- Një 17-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familjarët. Mësohet se e mitura është larguar nga banesa e saj në Kavajë ndërsa policia po punon për gjetjen e saj.

"Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi Gj. E., 42 vjeç, banues në Kavajë, se është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja D. E.., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu një tjetër i ri është larguar nga banesa. Një 48-vjeçar ka kallëzuar në polici se nipi i tij 21-vjeçar është larguar nga banesa në Durrës. Policia po punon për gjetjen e tij.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi G. Xh., 48 vjeç, banues në Durrës, se është larguar nga banesa, nipi i tij, shtetasi A. Xh., 21 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?