Kronikë

Durrës/ Ushtronin prostitucion dhe më pas kërcënonin klientët me thikë për t'u marrë para, 2 të arrestuar! Lekët ose do ju publikoj fotot intime(VIDEO)

24 Prill, 09:53| Përditesimi: 24 Prill, 10:47

  • Share

Durrës- Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi merreshin me prostitucion dhe më pas i kërcënonin klientët me thikë për t’u marrë para.

Në pranga ka rënë edhe një 21-vjeçar pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

Të arrestuarit janë identifikuar si Robert Lamnica, Armand Hysa dhe Alma H.

Sipas njoftimit të policisë 49-vjeçarja pasi i ka ofruar favore seksuale një personi kundrejt pagesës në bashkëpunim me 40-vjeçarin e kanë kërcënuar me thikë duke i marrë 65000 lekë të rinj. Ndërsa të rejat që shrytëzonte për këtë veprimtari u bënte foto intime dhe më pas i kërcënonte se do t'i publikonte nëse nuk e paguanin.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës në banesën e 49-vjeçares.

Operacioni u kodua 'Last Threat'.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me mbështetjen e forcave operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Last Threat".

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit R. L., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, A. H., 49 vjeçe, banuese në Spitallë, Durrës dhe A. H., 21 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja A. H. i ka ofruar favore seksuale, kundrejt pagesës, shtetasit F. Ç., në banesën e saj. Më pas, në bashkëpunim me shtetasin R. L., e kanë kërcënuar shtetasin F. Ç. me mjet prerës (thikë), dhe i kanë marrë 65000 lekë të rinj.

Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasja A. H. ushtronte prostitucion dhe më pas shtetasi R. L. iu bënte foto intime klientëve, si dhe i kërcënonte për të paguar shuma të mëdha parash, me qëllim mospublikimin e fotove.

Operacioni ka nisur një javë më parë. Gjatë tij, fillimisht u vu në pranga shtetasja A. H. dhe gjatë ditës së djeshme u vu në pranga shtetasi R. L..

Po gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, pasi në momentin e kapjes së shtetasit R. L., ky shtetas ishte bashkë me të dhe gjatë kontrollit, Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që janë kërcënuar nga këta shtetas, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale që kryhej nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasit R. L. dhe A. H., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prostitucioni”, si dhe për 21-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?