DURRËS - Një ditë më parë një vajzë 22-vjeçare nga Venezuela, Darjana Linares, ra mbi tendën e një lokali nga ballkoni i apartamentit ku banonte. Ajo jetonte me qira në godinën sipër një lokali në qendër të qytetit bregdetar së bashku me tre vajza të tjera të huaja.
Siç u mësua, ajo u përfshi në një sherr me një djalë 39-vjeçar nga Shijaku dhe më pas doli nga ballkoni që nuk ishte në lartësi nga tenda e lokalit. Më pas erdhën forcat policore dhe zjarrëfikëse të cilët e zbritën dhe e dërguan në spital në gjendje stabël, por të rënduar psikologjike.
Burime policore bëjnë me dije se të dy kanë pohuar një lidhje mes tyre pak kohë më parë në rrethana krejt rastësore dhe sherri ka qenë për mosmarrëveshje që ata kanë pasur me njëri-tjetrin. Burime i thanë Report Tv se janë rrahur për radhën e tualetit.
Ndërkohë nga policia ende nuk ka të ndaluar për këtë ngjarje.
Në këto kushte janë lënë të lirë nga policia. Nga ana tjetër, policia nuk ka prova se vajza së bashku me 3 të tjerat me të cilat bashkëjetonte të kryenin veprimtarinë e prostitucionit.
Burime i thanë Report Tv se janë rrahur për radhën e tualetit. Shkurt u rrahen se kush do dhiste I pari. Ja pra që krisma nuk ka pasur dhe as putaneri në mes te Durrësit.
Përgjigju