Spitali Durres

Kronikë

Durrës/ Kërcënoi drejtorin e Spitalit që t'i merrte mbesën në punë, policia nis hetimet për vëllain e Rrumit’ të Shijakut

20 Shtator, 14:09| Përditesimi: 20 Shtator, 14:50

  • Share

Vullnet Muça, vëllai i ‘Rrumit’, i cili njihet si i forti i Shijakut, ka kërcënuar drejtorin e Spitalit të Durrësit, Renis Mullaj. Report Tv, mëson se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë teksa Vullnet Muça (vëllai i Rrumit), ka shkuar në zyrën e drejtorit të spitalit rajonal, Renis Mullaj, dhe i ka kërkuar që t'i punësonte mbesën.

Ky i fundit ka refuzuar dhe ka telefonuar policinë. Pas telefonatës policia ka shoqëruar Muçën dhe e ka akuzuar për kanosje për shkak të detyrës.

“V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë”, njoftoi sot policia.

Kush është Aleksandër Laho?

Aleksandër Laho alias Pëllumbi Muharremi ose i njohur si 'Rrumi i Shijakut' është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit si i dyshuar në pengmarrjen e 2 vëllezërve Beqiraj të cilët dyshohet se janë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, përfshi edhe mbajtjen nën vëzhgim të Rrumit.

Ndërkohë, Aleksandër Lahon është i dënuar në mungesë me 10 muaj burg nga GJKKO për akuzën e korrupsionit. Ai u akuzua nga SPAK se i kishte dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

A.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?