Kronikë

Durrës/ Zaptuan me çadra e shezlongë plazhet publike dhe ndërtuan pa leje ‘beach bar’-e, 7 persona në hetim

25 Qershor 2024, 11:26| Përditesimi: 25 Qershor 2024, 11:30

  • Share

DURRËS- Shtatë persona janë vënë në hetim nga policia e Durrësit, pasi zaptuan plazhet publike me çadra dhe shezlongë si dhe ndërtuan pa leje të beach bar-e. Policia ka sekuestruar 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje.

‘Nga kontrollet dhe verfikimet në 3 plazhe, u konstatuan dhe u goditën 8 raste të paligjshmërive kundër mjedisit dhe atyre financiare, raste për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit:

-A. Gj., pasi kishte vënë 32 shezlongë dhe 16 çadra, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit";

-E. Sh., 32 vjeç, pasi kishte vënë 48 shezlongë dhe 24 çadra dhe kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

-F. K., 46 vjeç, pasi kishte vënë 18 shezlongë dhe 8 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

-F. D., 30 vjeç, pasi kishte vënë 8 shezglonë dhe 4 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

-F. M., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

-D. V., 55 vjeç, pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin e Kallmit;

-T. H., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit".’- njofton policia.

Plani operacional “Plazh i lirë” vijon intensivisht, ndërsa policia apelon për të gjithë pronarët, si dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe dhe të marrin masa për sigurinë e pushuesve, duke zbatuar kërkesat ligjore.

M.Q./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokoli pushues: 25/06/2024 12:22

    Kur dota ketë rradhen Velipoja për ndërtimet dhe zaptimet e vendeve publike dhe beach bare?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?