Foto ilustruese

Durrës/ Vendosnin muzikë të lartë në lokale mbi orarin e lejuar, nën hetim 3 administratorë

8 Gusht 2023, 13:34| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 13:38

  • Share

Tre persona janë vënë nën hetim nga Policia e Durrësit, pasi prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët duke vendosur muzikë të lartë, mbi orarin e lejuar në ambientet e lokaleve që administronin.

Nga kontrollet e ushtruara në lokale të ndryshme, në lagjen nr. 1 në Durrës, janë konstatuar tre raste të vënies së muzikës së lartë, mbi orarin e lejuar, duke u bërë kështu shqetësim për pushuesit.

Për këto raste, nisi hetimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e këtyre lokaleve, E. H., 35 vjeç dhe K. Gj., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe për P. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqifi: 08/08/2023 14:24

    Njzet mij euro gjob shihni naten tjeter sate urte bohen keto gangstera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?