Durrës, vidhnin statuja në parqe arkeologjike, i shisnin në Itali, Mal të Zi e Greqi për 10 - 20 mijë euro! Arrestohen 2 trafikantë, njëri punonte si roje (VIDEO+EMRAT)

30 Mars, 11:41| Përditesimi: 30 Mars, 22:00

  • Share

DURRËS -  Një rast i trafikut të ikonave dhe veprave të artit të vjedhura në parqet arkeologjike të Shqipërisë është zbuluar nga policia e Durrësit.

Pëllumb Leka i cili ishte punësuar pranë parqeve arkeologjike siguronte statuja dhe ikonat dhe më pas në bashkëpunim me Emanuel Çaço i trafikonin me qëllim përfitimi në vendet fqinje.

Të dy 50 vjeçarët po lëviznin me makinë kur policia bazuar në inteligjencën policore  ndërmori operacionin për arrestimin në flagrancë pikërisht në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë.

Gjatë kontrollit në makinë u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

Policia ka bërë publike dhe videon e momentit kur Pëllumb Leka, 53 vjeçari banues në Fier e Emanuel Çaço, 56 vjeç, banues në Lushnjë u arrestuan në flagrancë, ndërsa në bagazhin e makinës, brenda një çante të madhe ishin fshehur të mbështjella statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme.

Statujat ishin vjedhur në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës. Shtetasi Pëllumb Leka, duke përfituar nga fakti se ishtë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin Emanuel Çaço i trafikonin me qëllim përfitimin” thuhet në njoftimin e sotëm të policisë së Durrësit.

Zbulohet dhe se ku do të trafikoheshin ikonat dhe për çfarë çmimi

“Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro’ thuhet në njoftim

Të arrestuarit akuzohen për “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe dosja I ka kaluar prokurorisë e cila vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rrjeti trafiku të ikonave

Operacioni i koduar “Ikonat’ u ndërmor bazuar në inteligjencën policore për një rast të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit nga parqet arkeologjike.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/03/2024 01:05

    Po akuzat per vjedhje per te dy dhe shperdorim detyre per rojen ku jane? Po shtepite ua kontrolluan? Dhe se dyti,keto statuja i kane vjedhur nga muzeumet,apo nga nentoka,nese jane marre nga nentoka,perse keto vend-pika nuk jane germuar akoma nga arkeologet ?!

    Përgjigju
    • Janullatos: 31/03/2024 10:38

      Shume pyetje ben zotrote. Patridha ka direktiva te qarta qe te zhduket cdo gjurme Skipetare dhe te zevendesohet me Shen Kozmain. Agios o Theos.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?