DURRËS- Një 29-vjeçar i cili ishte shndërruar në "makthin" e qytetarëve në zonën e plazhit është vënë në pranga, pasi u vidhte paratë nën kërcënimin e thikës.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se është arrestuar i riu me incialet E.H., banues në Durrës i dënuar më parë pë "Vjedhje".
Në harkun kohor të 20 ditëve, ai kishte arritur që të vidhte 4 qytetarëve 58 mijë lekë dhe celularë.
Vjedhjet e kryera nga 29-vjeçari
Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.
Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.
Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.
Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh.